Vendoset për regjistrimin e deputetëve, të parët ata të VV-së

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u vendos edhe për regjistrimin e deputetëve.

Regjistrimi i deputetëve do të bëhet nga 17 deri më 19 mars.

Nesër, më 17 mars do të regjistrohen deputetët e Vetëvendosjes nga ora 09:00.

Deputetët e PDK-së dhe LDK-së do regjistrohen më 18 mars, ndërsa ata të AAK-së dhe minoritet më 19 mars.

Po ashtu në këtë mbledhje u vendos edhe që seanca konstituive të mbahet më 22 mars në ora 10:00.