Vendosen rrethoja të hekurta te salla “1 Tetori” pas tollovisë

Policia e Kosovës ka vendosur rrethoja të hekurta para sallës “1 Tetori” në kryeqytet, pas tollovisë së krijuar mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i zyrës për media i LVV-së, Arlind Manxhuk.

“Është vendosur ne kontroll pritja e qytetarëve në Sallën “1 tetori”, që presin të vaksinohen. Fotografia është bërë në orën 12:00”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Mosorganizimi i duhur i procesit të vaksinimit dhe mungesa e vaksinave, ka bërë që të krijohet tollovi para sallës “1 Tetori”.

Shumë të moshuar kanë pritur në rend me orë të tëra për t’u vaksinuar apo për të siguruar numrin për të hyrë në rend.

Pamjet ku shihen të moshuarit duke pritur para kësaj qendre janë bërë virale në rrjete sociale.