Caktohet dita

Vendos Kryesia e Kuvendit: Seanca për mocionin do të mbahet nesër në këtë orë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për mocionin, e ngritur nga Lidhja Demokrate e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të mbahet nesër me fillim prej orës 11:00 në sallën kryesore.

Burimet e Ballkani.info brenda takimit kanë thënë se shefat e grupeve parlamentare pas debatit të gjatë, u pajtuan që deputetët të njoftohen për mbajtjen e seancës gjatë ditës së neserme, e mërkurë 25 mars./Ballkani.info/

Mosioni i ngritur nga LDK mbante nënshkrimet e 44 deputetëve ndërsa pro rrëzimit të qeverisë Kurti tashmë janë deklaruar zyrtarish edhe partitë opozitare, PDK, AAK e Nisma.