Vendimi për reciprocitetin, Petkoviq takon në Rashkë përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Vetëm pak orë para hyrjes në fuqi në Kosovë të masave të reciprocitetit me Serbinë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, është drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ai i cili po mban takim me përfaqësues të serbëve të Kosovë.

Takimi është duke u zhvilluar në Shtëpinë e Kulturës ‘’Gradac’’ në Rashkë, dhe pjesë e tij ishin kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.