Bizneset në Merdarë kanë njoftuar se gjatë ditës së nesërme do mbajnë protestë nga ora 13:00.
Në njoftim thuhet se arsyeja e protestës është pasi Dogana e Kosovës i ka njoftuar se do t’i tërheqë oficerët nga terminali doganor në Podujevë.
“Me datën 17.06.2022 nga ora 13:00 do të ketë proteste nga firmat që operojnë në Podujevë për shkak se Dogana e Kosovës sot me datën 16.06.2022 na ka njoftuar se do të tërheq oficerët doganor nga terminali doganor në Podujevë dhe ne si biznese nuk kem nga se të shkojmë pasi që terminal shtetëror në komunën e Podujevës nuk ekziston”. thuhet në njoftim.








