Vendimi i ZRRE-së, Haradinaj: Qytetarëve të Kosovës t’u kthehen paratë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që qytetarëve t’u kthehen paratë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që pezulloi atë të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me të drejtë u vlerësua që paratë e qytetarëve po vidhen.

“Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

T’u kthehen paratë qytetarëve

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit që e pezullon vendimin e ZRrE për shtrenjtimit e rrymës, e justifikon kundërshtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shtrenjtimit.

Me të drejtë e kemi vlerësuar që qytetarët po vidhen, e sot jemi të lumtur që gjykata vihet në shërbim të mbrojtjes së interesit publik.

Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryera, tu kthehen pa vonesë!.