Vendimi i Qeverisë për vaksinim dërgohet në Kushtetuese

Vendimi i Qeverisë për vaksinim është dërguar në Gjykatën Kushtetues nga disa qytetarë.

Arianit Sllamniku, nga Inciativa Joformale, tha se vendimi i Qeverisë kushtëzon qytetarët të vaksinohen, e kjo sipas tij është shkelje ligjore.

“Sot e dorëzuam shkresën që kemi paralajmëruar lidhur me ankesën ndaj vendimit të Qeverisë të datës 28. Shkresë që ka të bëjë me përkufizim dhe parandalimin e qytetarëve si dhe kushtëzimin me vaksinim.

Po ashtu, edhe avokati Muhamet Muja, tha se vendimi i Qeverisë shkel të drejtat e njeriut.

“Është një punë ekipore. Ka të bëjë me kërkesën mbi ligjërinë e vendimit të Qeverisë të cilën sot e kemi dorëzuar në gjykatë. Ne nuk jemi kundër vaksinimit por kundër vaksinimit të detyrueshëm. Shumë qytetarë është dashur të marrin pushime mjekësore vetëm t’i ikin atij kushtëzimi. Ne jemi kundër detyrueshmërisë. Askush nuk mundet me më detyrua me marr vaksinë sepse çdo njëri ka të drejtë mbi trupin e tij dhe në këtë rast është shkelur e drejta e qytetarit”.