Qeveria e Kosovës sapo i ka miratuar masat për pandalimin e koronavirusit.
Me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus, aprovohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim: Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor. Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjte të PK’së.
Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në KOsovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm. Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.
Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.







