Disa deputetë kanë kaluar në pozita ekzekutive pas votimit të Qeverisë Hoti në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët e deritashëm të Kuvendit, e të cilët kanë marrë poste në Qeverinë Hoti.

Tre deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nje deputete nga Nisma Socialdemokrate do të jenë të rinjë në Kuvendin e Kosoves

Ballkani.info e ka siguruar dokumentin e vendimit të presidentit ku deputetët e deritashëm Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Faton Bislimi do të zëvendësohen nga Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi ndërsa Arbëreshë Krasniqi do të jetë në vend të Albulena Balaj e cila tashmë është zv-kryeministre.

Qeveria Hoti u votua në Kuvendin e Kosovës pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës si shumicë parlamentare vendosën shkarkimin e Qeverisë Kurti. /Ballkani.info/