Vendimi i Hotit për emërimin e anëtarit të LDK-së në krye të Bordit të KEK-ut DOKUMENT

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar Bordin e Përkohshëm të KEK-ut.

Ballkani.info e ka siguruar vendimin e plotë të nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm. 

Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020 dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.  në këtë përbërje: 

Musa Misini –  Kryesues, Drejtor

Drejtor;2.   Z. Petrit Ibraj

Drejtore;3.   Znj. Fatime Grajcevci

Drejtor;4.   Z. Fadil Hoxha

Mirëpo, para se të tregojmë për ata që kanë ardhur në këto pozita, kryeministri ka vepruar për këtë vendim pa pyetur askënd.

Madje nuk ka pyetur askënd edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Burime të Ballkani.info brenda kësaj ministrie, kanë treguar se ata nuk kanë qenë fare në dijeni për këtë zhvillim.

Anashkalimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, që drejtohet nga Blerim Kuçi mund të lidhet edhe me acarimin e fundit të raporteve mes Hotit dhe Haradinajt nëpërmjet statuseve në Facebook dhe deklaratave në media.

Mirëpo, kush janë dy anëtarët e rinj të Bordit të Përkohshëm të KEK-ut. I pari është Musa Misini, ish-kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së dhe ish-kandidat po për këtë parti në zgjedhje nacionale për një ulëse në Kuvend.