Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se serbët janë gjithmonë të kënaqur vetëm nëse e marrin maksimumin,
Kështu, sipas tij, Serbia kërkon edhe sa i përket çështjes së Kosovës, megjithatë, ka shtruar ai, kjo është e pamundur, pa marrë parasysh kush qeverisë me Serbinë.
“Sot po t’i pyesim anëtarët tuaj dhe tanët dhe zyrtarët se cila është ajo zgjidhje, cili është kompromisi me të cilin do të ishim të kënaqur, nga askush nuk mund ta merrni atë përgjigje”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, kur Ivica Daçiq i pati nisur bisedimet me Kosovën, Serbia nuk ka pasur asgjë.
“Lëreni fjalët se gjithçka ishte e jona. Asgjë nuk ishte e jona. Vendosen kufijtë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në Jarinë dhe Bërnjak. Ju dhanë gjithçka. Ju dhanë edhe aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010 se deklarata e tyre nuk ishte akt ilegal. Ky është turpi më i madhe që ia kemi bërë vetës. Dhe sot kjo është gjëja kryesore rreth të cilës po angazhohen ekspertët tanë, por nuk mund ta rrëzojmë”, ka thënë ai.
Sipas tij, duhet t’i ‘falemnderojmë’ disa politikanë të papërgjegjshëm.
“Pyesni Daçiqin çfarë i kanë thënë derisa ishin në koalicion – ‘falemnderit Zotit që e heqim qafe atë’. Nuk mendon për asgjë, ndërsa sot janë në gjendje që të na mbajnë ligjerata. Situata tash është jashtëzakonisht e vështirë. Ne, megjithatë, nuk e kemi problem që të merremi me gjëra të vështira”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/







