NATO do të rrisë forcat tokësore, detare dhe ajrore në krahun e saj lindor në kuadër të sulmeve të tmerrshme të Rusisë ndaj Ukrainës.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga NATO.
“Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë eutoatlantike dhe do të kenë pasoja gjeostrategjike. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve”, thuhet në njoftim.
“Ne po vendosim forca shtesë mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të Aleancës, si dhe mjete shtesë detare. Ne kemi rritur gatishmërinë e forcave tona për t’iu përgjigjur të gjitha situatave të paparashikuara”.
Përmes kësaj deklarate, NATO ka dënuar veprimet e Rusisë, të cilat ajo i cilësoi si të pajustifikuara dhe të paprovokuara dhe ripohoi se qëndronte me popullin e Ukrainës.
“Sot kemi zhvilluar konsultime sipas nenit 4 të Traktatit të Washingtonit. Ne kemi vendosur në përputhje me planifikimin tonë mbrojtës për të mbrujtur të gjithë aleatët, të ndërmarrim hapa shtesë për të forcuar më tej parandalimin dhe mbrojtjen ne të gjithë Aleancën. Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe joshkallëzuese”, u shtua tutje.
“Angazhimi ynë ndaj nenit 5 të Traktatit të Washingtonit është i veshur me hekur. Ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur njëri-tjetrin”, thuhet në deklaratë.







