Vendimi i Bordit të Transparencës, miratohet lista e çmimeve të orizit, sheqerit dhe miellit

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, ka vendosur këtë të premte miratimin e listës së re të çmimeve të ushqimeve bazë.

Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet t’i ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se: 101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë, 104 lekë/kg për sheqerin dhe 90 lekë/kg për miellin masiv.

Ndërkohë, për çmimin e vajit, ky bord bën të ditur se nuk do të aplikohet një çmim i unifikuar edhe pse është një nga produktet që ka pësuar më shumë rritje të çmimit./A2cnn/