Vendimi final për punimet tek Manastiri i Deçanit – Më 27 gusht Ramosaj takon ambasadorët

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është deklaruar edhe njëherë sa i përket çështjes së punimeve të rrugës që çon për në Plavë, afër manastirit të Deçanit, punime këto që u ndërprenë me urdhër të qeverisë së Kosovës.

Ramosaj me anë të një postimi në Facebook është deklaruar se më 27 gusht, ai do të ketë takim me të gjithë ambasadorët, ku edhe do të kërkohet zgjidhje finale për këtë problematikë.

Ka thënë se rezultati i pritshëm është një zgjidhje e duhur për Deçanin, por që në të kundërtën, ai ka paralajmëruar se atë zgjidhje do e gjejë vet.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar te Deçanit!

Kam filluar sot takimet, fillimisht me kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me daten 27 gusht,kur do mbajmë takim me të gjith Ambasadorët.
Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin.

Bëhet ose do e bëjë!.