Vendimet e “Qeverisë Kurti” qojnë në shtëpi edhe dostin e Lushtakut

Vendimi i fundit i Qeverisë Kurti e ka prekur edhe shokun e ngushtë të deputetit të Kosovës, nga radhët e PDK’së, Mergim Lushtakut.

Bëhet fjalë për Sead Ujaknin, i cili ishte pjesë e bordit drejtues të Telekomit, por që sot u shkarkua në Qeveria e re e Kosovës.

Ujkani punon po ashtu edhe si Asistent në Universitetin e Prishtinë “Hasan Prishtina”, përkatësisht në Fakultetin Ekonomik.

Sead Ujkani është parë shumë shpesh me Mergim Lushtakun nëpër darka e dreka të ndryshme.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, është miratuar propozimi i Ministres për Zhvillim Ekonomik, Rozeta Hajdari, për shkarkimin e bordit drejtues të Telekomit te Kosovës.

Para kabinetit të Qeverisë, ministrja Hajdari ka dhënë arsyet e këtij propozimi.

“Drejtorët duhet të shkarkohen për tri arsye, nuk kanë përmbushur planet, drejtorët kanë shkelur detyrat financiare, dhe kanë lejuar shpenzime të tepërta e të panevojshme” ka thënë ministrja Hajdari.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ndërkaq i ka propozuar ministres që të mblidhet Komiteti Ministror, pastaj të merret vendimi