VENDIM-DOKUMENT/ Qeveria e Kosovës shfuqizon të gjitha vendimet për karantinim, mbyllet Qendra e Studentëve

Qeveria e Kosovës në detyrë sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje janë marrë dy vendime.

Vendimi i parë ka të bëjë me themelimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike i cili do të drejtohet nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe ministrat tjerë, përfshirë edhe ata të LDK-së, shkruan Ballkani.info.

Ndërkaq, vendimi dytë që e ka siguruar Ballkani.info, ka të bëjë me shfuqizimin e vendimeve të kaluar për karantinim për personat që hyjnë në Kosovë nga vendet tjera.

Me këtë vendim shfuqizohet vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 18 mars me të cilin Qendra e Studentëve në Prishtinë ishte caktuar si hapësirë karantine.

Po ashtu shfuqizohet edhe vendimin i datës 23 mars me të cilin ishte caktuar qendra për të huaj në Vranidoll si hapësirë karantine.

Ndërkaq, personat që gjenden në zonat e karantinës (Qendra e Studentëve dhe Vranidoll) t’i nënshtrohen testit për koronavirus dhe të njëjtit të lirohen ne vetëizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore.

Neni katët i këtij vendimi të sotëm ka të bëjë me personat që hyjnë në Republikën e Kosovës. Ata do të obligohen të vetizolohen për 14 ditët e ardhshme.

Po ashtu të gjitha vendet tjera që kanë rregulluar procedurat e karantinës janë shfuqizuar sot.

Vendimi hyn në fuqi më 30 maj. /Ballkani.info/