Brazili ka shënuar 42 mijë e 223 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Në këtë mënyrë, rastet e reja e çuan në 1,539,081 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me Covid-19 në shtetin më të madh të Amerikës Jugore.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 1 mijë 290 viktima, raporton “CNN”.

Pavarësisht përhapjes së madhe, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese me arsyetimin se ato janë duke e dëmtuar shumë ekonominë.

Ndër rajonet me më së shumti raste janë Sao Paulo dhe Rio de Janeiro me rrethinën e vet.