Vendi ku dëmshpërblehesh me 3 mijë dollarë nëse infektohesh me koronavirus

Pas disa muajsh në karantinë dhe me të ardhura fare të pakta për turizmin, disa vende po bëjnë gjithçka për të tërhequr turistët e huaj.

Për shembull, Kankuni në Meksikë ka nisur një fushatë ku ofron dy netë falas akomodimi për çdo dy netë të paguara, ndërkohë që nëse udhëtoni çift, paguan biletën e avionit për një person të tretë.

Përveç ofertave joshëse, shtetet po mundohen që të bindin turistët se vendi i tyre është i sigurtë nga pandemia e koronavirusit. Një gjë të tillë po e bën Uzbekistani, që ka ofruar dëmshpërblim për çdo turist që preket nga COVID-19 ndërkohë që po kalon pushimet aty.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3,000 dollarësh nëse prekesh nga virusi. Presidenti i vendit ka thënë se vendi i tij është aq i sigurtë sa nuk do të ketë aspak shpenzime për dëmshpërblimin e turistëve.