Vendet që s’e njohin Kosovën i thanë “po” liberalizimit të vizave, ja si u votua?

Këshilli Evropian, organi më i lartë i BE-së, i ka thënë sot “Po” unanimisht liberalizimit të vizave për kosovarët. 

Tashmë në faqen zyrtare të Këshillit Evropian është publikuar komunikata ku konfirmohet përkrahja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përkrahja madje, siç duket është dhënë nga shumica ku sipas fotografisë së votave, vetëm Irlanda nuk ka marrë pjesë në votim.

Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu kanë votuar pro një vendimi të tillë, pesë shtete këto që s’e njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse, po ashtu kanë votuar për.

“Këshilli sot e miratoi pozicionin e vet në lexim të parë për udhëtimin pa viza për ata që kanë pasaporta të lëshuara nga Kosova. Rregullat e reja do t’u lejojnë mbajtësve të pasaportave të Kosovës që të udhëtojnë pa viza në BE për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çfarëdo periudhe 180-ditore”, thuhet në njoftim.

Këshilli Evropian, në njoftim po ashtu ka konfirmuar se me shtyrjen e implementimit të Sistemit Evropian për Informata dhe Autorizim të Udhëtimit (ETIAS), nuk ndikohet hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave, që do të jetë më një janar 2024.

“Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të vlejë nga data, kur Sistemi Evropian për Informata dhe Autorizim të Udhëtimit të hyjë në funksion ose nga 1 janari i vitit 2024, cilado që vjen më herët”, thuhet në njoftim.