‘Vëllau’ në gjendje të rëndë, Stresi publikon foto dhe i qëndron pranë

Vëllai i këngëtarit Arkimed Lushaj, Reneo është shtruar në spital. Ka qenë vetë reperi, i njohur ndryshe si Stresi, ai që ka publikuar foton e të vëllait, i cili shihet i shtrirë në shtratin e një spitali.

Lushaj nuk jep detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka vënë në vështirësi familjen e reperit, por shkruan se do të jetë me të vëllanë deri në vdekje. “Me ty deri në vdekje vëlla,”- shkruan Stresi mbi foto.

Stresi është mjaft i njohur në media, jo vetëm për këngët që bën por edhe për marrëdhënien që ka me partneren e tij Kejsin, ngjarje që ka bërë bujë në media. Ndryshe nga këngëtari që njihet edhe për kritikat ndaj qeverisë Rama, vëlla i tij Reneo, ka qëndruar larg kamerave./dosja