Vëllau i ish-ushtarit të UÇK-së: Cili ligj e lejon QKUK-në të largojë aparaturat nga pacienti?

Gjatë ditës së sotme, për rastin e vdekjes së ish ushtarit të UÇK-së, Avni Hysenit ka reaguar Kolegjiumi i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, e cila përmes një njoftimi për media, ka thënë se çdo procedurë në rastin e Avni Hysenit ka shkuar me rregull.

Përmes komunikatës, thuhet se vëllau i Avnisë, Adnan Hyseni, ka kërkuar nga stafi i Spitalit Rajonal të Pejës një kopje të dokumentacionit për vëllaun e tij, gjë që në fillim i ishte mohuar nga stafi, por pas insitimit të tij, e njëjta iu ka ofruar.

E ndaj këtij njoftimi, ka reaguar publikisht përsëri vëllau i të ndjerit, Adnan Hyseni.

Hyseni përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ai dhe familja e tij kërkojnë disa përgjigje të tjera nga stafi përgjegjës i QKUK-së.

Ndër to, Hyseni ka pyetur se nëse gjithçka ka shkuar me rregull gjatë trajtimit të vëllaut të tij, atëherë pse është shkarkuar shefi i intenzivës, Naim Kuqi, përcjell Ballkani.info.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje i Adnan Hysenit:

Pas asaj qe eshte pa sot ne portale familja e Avni Hysenit reagon.

Se pari bejm pyetje publike drejtuar QKUK !

1. PSE E SHKARKUAT NAIM KUQIN cila ke aryesja e vendimit tuaj.

2. Cili ligj, kod apo nen e lejon heqjen e aparatave nga pacienti Avni Hyseni pa njoftim te familjes.

Familja e Avni Hysenit pas asaj qe eshte pa sot ne portale si nje deklarat per media nga Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv se gjdo gje ka shku ne rregull ne rastin e Avni Hysenit ne si familje kerkojm qe QKUK te jet me e qart e veqanerisht kur thon se mjekeve ju lejohet qe ti heqin aparatat paicientit pa njoftim te familjes se vet pacientit, pra un si vlla i Avnis kerkoj sqarim se cili LIGJ apo cili NEN ose KOD jau lejon mjekeve ket veprim dhe jo vetem per
mu por edhe per opinionin e gjer sepse jan deklarata publike nga institucioni publik siq eshte QKUK.

Kjo deklarat e dhen nga Klinika e Anesteziologjis dhe Mjekimit Intenziv eshte dekrarat e pavertet dhe un edhe sot e shtun 19.12.2019 e perseris qe me kete rast do merret Prekuroria e Shtetit dhe do e vertetojn gjdo gje sepse kjo deklarat bjen ne kundershtim me vendimet e vet QKUK per shkartim te NAIM Kuqit si shef i repartit te Intenzives, pra ne si familje pyesim QKUK pse u shkarku NAIM KUQI mbase simbas Klinikes se Anesteziologjis dhe Mjekimit Intenziv ka qen ne rregull gjdo gje.

Gjithashtu un Adnan Hyseni e them me pergjegjesi te plot se eshte e vertet qe kam insistu me marr nje kopje te dokumentacionit te vllaut se Dr Naim Kuqi si shef i intenzives dhe Argeta Gecaj – Gashi si doktoresh kujdestare nuk ka dasht me i jep kur i kam njoftu se do bej padi ne Prekurori, nuk eshte e vertet se un kam shkaktu dhun ne repartin intenziv me daten 10.01.2019 dhe per kete do e vertetojn kamerat e vet repartit te intenzives siq edhe vet Policia te cilet kan qen prezenc e qe do kerkohet edhe deklaratat e tyre ne Prekurori sepse edhe vet policet (4 persona) e ka pa se un kam te drejten e marrjes se nje kopje te dokomentacionit dhe per kete prap jan kamerat qe do e verifikojn.

Un, Adnan Hyseni at qe e kam deklaru publikisht ne RTV Dukagjin i rri mbas deri sa te vdes siq edhe do luftoj deri ne fund. E gjitha do deshmohet ne Prekurori kurdo qe do filloj ky rast per ta ndriqu ne teresi sepse edhe vet shteti e ka obligim ndriqimin e rastit te ish ushtarit te UÇK-se dhe UÇPMB Avni Hyseni. /Ballkani.info