Vëllau HERO! Zjarri i përpiu shtëpinë, 7 vjeçari futet mes flakëve të shpëtojë të motrën

Një djalosh 7-vjeçar, i quajtur Eli i shpëtoi jetën motrës së tij ndërsa shtëpia ishte përfshirë nga flakët,  duke kërcyer nga dritarja në dhomën e saj .

Ishte një natë e zakonshme në shtëpi në New Tazewell, Tennessee kur Chris and Nicole Davidson ushqyen tre fëmijët e tyre dhe ranë në gjumë në orën 8:30 .

Disa orë më vonë, Nicole Davidson u zgjua nga era e tymit. Për pak minuta e gjithë shtëpia ishte përfshirë nga flakët dhe foshnja 22 muajshe Erin Davidson kishte mbetur në dhomën e saj.  Ndërkohë që familja arriti të merrte dy fëmijët e tjerë Elijah , 2 vjeç dhe Eli, 7 vjeç, dhoma e Erin ishte rrethuar nga flakët.

“Tymi dhe flaka ishin shumë të dendur dhe nuk kishte asnjë mënyrë që unë të kaloja përmes tyre,” tha Chris Davidson për CNN.

 “Ne dolëm jashtë dhe u përpoqëm ta merrnim atë nga dritarja, por unë sërish nuk munda të bëja asgjë. Kështu që kapa Elin, e kalova përmes dritares në dhomën me zjarr dhe ai mundi ta merrte foshnjën nga krevati i saj.”

“Ne jemi shumë krenarë për Elin,” thotë Davidson.

“Ai bëri diçka që një burrë i rritur nuk do ta bënte.”

“Dhe ai e bëri pikërisht në kohë.”

Ndërkohë që 20 zjarrfikëse arritën në ngjarje shtëpia ishte e rrethuar komplet nga flakët.

“Ditën tjetër nuk kishte mbetur asgjë,” tha shefi i Zjarrfikësve Josh Miracle për CNN.

“Unë mendova se nuk do ta bëja, por pastaj thashë, ‘e mora babi,” tha Eli për CNN.

“Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”, theksoi ai.

Tani që familja do të rifillojë çdo gjë  nga zeroja, pasi humbën punën gjatë pandemisë dhe shtëpia e tyre u dogj, është hapur një llogari në GoFoundMe për t’i ndihmuar.

“Ne humbën çdo gjë që kishim,” tha Davidson. “E gjithë jeta jonë ishte në atë shtëpi. Të treja makinat tona janë dëmtuar gjithashtu nga zjarri”.

“Është shkatërruese. Ne nuk kemi asgjë,” tha ai.