Vëllai vret vëllanë në Suharekë, detaje nga rasti

Një burrë ka mbetur i vdekur në fshatin Studenqan të Suharekës.

64 vjeçari I.G dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij, i cili dyshohet se plagosi edhe një famijare 43 vjeçare, N.G.

Prokurori Mejdi Sefa ka konfirmuar lajmin për Klan Kosova dhe ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, sipas burimeve tjera thuhet që kjo vrasje është si rezultat i pronësisë.

“Motivet rreth trashëgimisë, kontesti pronësor”, tha ky burim.