Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.