Vëllai rrah vëllain për pronë në Viti
Dje në Viti rreth orës 12:30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.
Ai është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.