Njofton policia

Vëllai rrah motrën, e bënë për spital

Është arrestuar një i dyshuar mashkull dje në Gjilan, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Sipas raportit të policisë, sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Po ashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një revole me tre fishekë dhe një thikë.

Ndryshe, viktima është dërguar për tretman mjekësor kurse i dyshuari është liruar pas intervistimit.