Vëllai nuk është i vetmi problem- Motra e Armend Mujës merrë pjesë në tubimin e kundërshtarit të tij

Motra e Armend Mujës, Adelina Muja-Brahimit është parë në tubimin e organizuar nga kundërshtari i vëllait të saj, në Mitrovicë. Aktivist i dalluar i Vetëvendosjes në Mitrovicës, Ramadan Beshiri i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për të drejtuar këtë qendër vlerësohet të jetë në garë ‘të ashpër’ me grupin që udhëheqë Muja. Por kjo nuk e ka penguar Adelina Mujën të marrë pjesë në fushatën e tij.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë bindshëm subjekti i parë në Mitrovicë, ku kishte marrë 63 për qind apo 22 580 vota. Por kjo parti duket se nuk i ka punët mirë në aspektin e organizimit të brendshëm, ku tashme ka nisur gara për të marrë drejtimin e VV-së në Mitrovicë.

Grupe të ndryshme po luftojnë për të marrë drejtimin e qendrës së VV-së në Mitrovicë.

Deputeti Armend Muja, deputetja Arjeta Fejza, ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe aktivisti i dalluar Ramadan Beqiri janë udhëheqësit kryesorë të katër grupeve që po garojnë të marrin drejtimin e VV-së në Mitrovicë.

Ramadan Beshiri është një aktivist i dalluar i Vetëvendosjes në Mitrovicës, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën për të drejtuar këtë qendër.

Më 11 korrik, Beshiri kishte mbajtur një tubim me mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje në Tavnik, qarkun që vlerësohet për rrëzimin e ish-kryetarit Agim Bahtiri.dhe mbështetjen dhënë Armend Mujës.

Ajo që bie në sy në këtë tubim ishte prania e motrës së Armend Mujës, Adelina Muja-Brahimit.

Edhe pse Muja e kishte quajtur të paligjshëm këtë takim, kjo nuk e ka penguar Adelinën të marrë pjesë.

Gazeta Insajderi ka pyetur Beshiri për prezencën e motrës së Mujës në tubimin e tij, i njëjti ka thënë se me Adelinën ka një raport të mirë shoqerorë dhe I ishte përgjigjur pozitivisht ftesës.

“Ajo është me prejardhja nga lagjia jonë, na ka nderu me pjesëmarrje. Kemi raport shoqërore, prandaj ju ka përgjigje pozitivisht ftesës”, tha Beshiri për Insajderin.

Më 15 janar të këtij viti Armend Muja ishte zgjedhur koordinatori i Vetëvendosjes, dega në Mitrovicë.

Sipas komunikatës, koordinatorët kanë përgjegjësi të merren me procesin e brendshëm zgjedhor që mbahen së shpejti. Por, kjo situate duke se i ka dalur nga dora deputeti Armend Muja.

Pakënaqësitë e strukturës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë me koordinatorin e qendrës, Armend Muja, ka bërë që të ketë bojkotim të madh nëpër takime, shkruan Insajderi.

Një gjë e tillu u pa në takimin ku pjesmëmarrës ishte edhe i pari i partisë, kryeministri Albin Kurti

Më 19 qershor, Muja kishte ftuar të rinjët e Mitrovicës në lagjën Ilirda, ky temë kryesore ishte procesi i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, nga 22 mijë 580 votues, në takimin e thirrur nga Armend Muja morën pjesë vetëm një numër i vogël i qytetarëve.

Kryesisht në takim prezent ishin figurat e njohura të Vetëvendosjes, si kryeministri Albin Kurti, ministri Armend Mehaj, deputetët Adnan Rrustemi, Armend Muja e Arjeta Fejza, asambleistët Armend Begu e Kushtrim Zeneli, ish nënkryetari i LVV në Mitrovicë, Alban Uka, ish asamblistja Edona Bajrami, ish drejtoresha komunale, Nazan Kërveshi, dhe pjesa tjetër ishin zyrtarë administrativ të Qeverisë dhe LVV-së.

E ky tubim i dështuar duket se e kishte penguar edhe vet koordinatorin e degës së VV-së në Mitrovicë, Armend Mujën.

Përmes një postimi në Facebook, Muja kishte shkruar se ky takim ishte organizuar me të rinjtë e lagjes Ilirida.

Ndonëse,  në njoftimin e LVV në Facebook, shihet se takimi është thirrur për gjithë rininë e këtij subjekti politik në Mitrovicë.

Në këtë takim që pritej të ishte i përmasave të mëdha nuk morën pjesë as anëtarët e LVV nga grupi i të rinjve “Tavnik City”, që është grupi më i madh i të rinjve në qytet, e të cilët njëzëri e kishin mbështetur Armend Mujën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Qalime në udhëheqjen e Mujës me degën e VV-së në Mitrovicë kanë bërë që të dështoj edhe kuvendi zgjedhor në fshatin Bajgorë në mungesë të pjesëmarrësve në takim.

‘Përplasjet’ në familjen Muja, për cështjet politike.

Motra e Armend Mujës, Adelina është parë në një tubim të kandidatit Ramadan Beshiri, i cili është edhe kundërkandidati i grupit të vëllait të saj.

Edhe pse vëllai i saj e kishte quajtuar të paligjshëm këtë takim, kjo nuk e ka penguar Adelinën Mujan të marrë pjesë.

Adelina Muja ka qenë në garën për asamble komunale në Mitrovicë nga partia e Vetëvendosje, e cila nuk arriti të marrë numrin e nevojshëm të votave për të siguruar ulëse në asamble.

Motra e Mujës, Adelina Muja Brahimi, e cila garonte me VV, mori vetëm 110 vota.

Veprime të kundërta për cështje politike janë parë edhe më herë edhe në mes vëllezërve Muja.

Deri sa Armend Muja tashmë i takon subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmendi në anën tjetër ka shprehur publikisht përkrahjen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.

Deputeti i VV-së kishte thënë se me vëllain e tij i kanë ndarë rrugët qe 20 vjet dhe nuk ndajnë pikëpamje të njëjta.

“Unë e kam vëlla Gazmend Mujën. Mirëpo në pikëpamje me të dallojmë qe 20 vjet. Asnjëherë çështje politike nuk jemi pajtu dhe nuk kemi diskutu”, tha Armend Muja.