Vëllai i sirianit të masakruar nga pjesëtarët rusë të Wagner, kërkon që të ngritët hetim për pjesëtarët e Wagner të cilët janë mirë të njohur fale videos së bërë publike para një viti.
Në video shihen qartë paramilitaret rusë duke ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj viktimës, duke ja prerë edhe kokën dhe për ta djegur në fund trupin e gjymtuar të viktimës.
Paramilitarët rusë janë pjesë të kompanisë Wagner Group dhe ndryshe quhen edhe paramilitaret e Putin. Wagner Group, në pronësi të Yevgeny Prigozhin është e lidhur ngushtë me presidentit Vladimir Putin dhe akuzohen për krime në Ukrainë, Siri, Libi, Republikën Qendrore Afrikane etj.

Pos vëllait të sirianit të masakruar edhe tri OJQ tani më kanë njoftuan se kanë iniciuar çështjen ligjore ndaj një grupi mercenarësh rusë të Wagner të lidhur me Kremlinin, që akuzohen për tortura ndaj të burgosurve sirian dhe vrasje mizore të kundërshtarëve të regjimit.
Tri grupet e OJQ-së janë kompani avokatie nga Franca, Rusia dhe Siria që paraqitën padi në një gjykatë Evropiane kundër mercenarëve rusë për prerjen e kokës të një burri në vitin 2017 që kishte dezertuar nga ushtria Siriane.
“Njerëzve që shpëtojnë nga ndëshkimi pasi kanë kryer krime si kjo u jepet mundësia t’i përsërisin ato në vende si Çeçenia, Ukraina lindore dhe Siria. Në fund ata kthehen në Rusi dhe ecin në rrugë midis nesh”, tha për AFP, Aleksandër Çerkasov, një anëtar i OJQ-ve.
Edhe pse ligjërisht kompanitë private ushtarake janë të paligjshme në Rusi, Ëagner, ka luajtur vitet e fundit një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mbështetjen dhe realizimin e ambicieve të Kremlinit jashtë vendit, thonë vëzhguesit.
Grupi thuhet se u dërgua së bashku me aeroplanët rusë të luftës dhe trupat tokësore pas ndërhyrjes së Moskës në luftën siriane në shtator 2015 në anën e ushtrisë së Bashar al-Assad.
Në një deklaratë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), thanë se kishin ngritur prova që lidhin qartë të paktën një të pandehur me Wagner.
Zyrtarët evropianë gjithashtu kanë marrë parasysh rolin e Wagner në konfliktet përtej Sirisë, duke goditur sanksionet ndaj Prigozhin vitin e kaluar për destabilizimin e Libisë.







