Ramadan Selimi është vëllai i madh i Rexhep Selimi, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet.
Mirëpo, duket se dy vëllezërit nuk ndajnë qëndrime të njëjta politike.
Ballkani.info ka siguruar fotografi ku Ramadan Selimi shihet në tubimin e koalicionit AAK-PSD sot në Drenas.

Ai është parë bashkë me Dibran Fyllin në këtë tubim. Fylli, shkrimtar, luftetar dhe aktivist i njohur, ditë më parë ka kaluar në AAK.
Selimi po ashtu sot ka qenë bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj edhe në Gllarevë të Klinës. Selimi është kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës.
Të kujtojmë se edhe Rexhep Selimi ishte pjesë e AAK-së disa vite më herët. /Ballkani.info/







