Vëllai i Qerim Kelmendit i vrarë dje: Albin, turp të qoftë

Vëllai i Qerim Kelmendit, Muhamet Kelmendi përmes një reagimi në Facebook ka kërkuar që të shpallet një ditë zie për vëllai e tij Qerimin, ish luftëtar i UÇK-së që u vra gjatë ditës së djeshme. 

Ai ka thënë se kryeministrit të Kosovës duhet ti vijë turp që nuk ka shpallur një ditë zie për një nga luftëtarët më të hershëm të UÇK-së.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Turp per Albin Kurtin.

Ra nje hero ne rruge per ne shtepi. Ra nje veprimtar i radheve te para te luftes per liri.

Ra nje nga themeluesit e pare te UCK-se qe ia sjelli lirine e Kosoves.

Ra nga dora gjakatare Heroi yne QERIM KELMENDI

dhe Albin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone. Turp per te dhe Qeverine e ti.