Vëllai i Nezir Mehmetaj kërkon të ndalohet paragjykimi i tij në Serbi, kërkon ndihmën e të gjithëve

Valon Mehmetaj është vëllai i Nezir Mehmetajt që është arrestuar dhe po mbahet që disa ditë në Serbi.

Ai ka thënë se ndaj valluat të tij ka filluar një paragjykim dhe ju ka dërguar një letër krerëve më të lartë shtetërorë të Kosovës, ambasadave dhe faktorit ndërkombëtarë që të ndikojnë të parandalohet një gjykim i tij në Serbi.

Valoni po ashtu ka thënë se që prej arrestimi të vëllait të tij kanë shpenzuar mjete të shumta financiare dhe për këtë tash e tutje kërkon mbështetjen e shtetit.

Letra e plotë e tij:

Ministrisë së Punëve të jashtme, asaj të drejtësisë, zyrës ndërlidhëse, organizatës  për të drejta të njeriut, avokatit të popullit, odës se avokatëve, faktorit ndërkombëtar, faktorit serb dhe mekanizmave përkatës që kanë mundësin të ndalojnë këtë  paragjykim dhe paraburgim të padrejtë ndaj qytetarit të Republikës së Kosovës. Po ashtu i drejtohem ambasadave të huaja, mediave vendore dhe të huaja dhe ato të Serbisë, si dhe gjithë faktorëve që mund të ndikojnë në këtë situatë të ndjeshme.

Të nderuar nuk e di sa jeni të interesuar dhe në dijeni për rrjedhën e rastit, ka filluar gjykimi i rastit të Nezir Mehmetaj seanca e radhës është me datë 26 maj, besoi së çdo njeri normal e kupton se gjithçka në ketë rast është e padrejtë, sepse në ketë rast bëhet fjalë për shkeljet e të drejtave të njeriut dhunën psikike që po i bëhet qytetarit të Republikës  së Kosovës, kto akte dhe këto akuza janë absurde nuk janë të drejta dhe janë të pafalshme sepse bëhet fjalë për rastin e Nezir Mehmetaj, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pa asnjë fakt atij i është vazhduar paraburgimi deri me sot rresht për 15 muaj dhe ka filluar të gjykohet por realisht ky është vetëm si paragjykim jo i drejt dhe jo njerëzor në ketë rast Serbia po gjykon një qytetar të një shteti fqinjë apo të themi shkurt mos po gjykohet e paragjykohet vetëm e vetëm  pse është shqiptar dhe pse i takon një familje shqiptare, neve si familje gjatë gjithë kësaj kohe në maksimum jemi duke punuar në mbrojtje të Nezirit, por në pamundësi për të shkuar në  Serbi të shohim nga afër rrjedhën e këtij rasti, sepse me friken ndaj pabesisë që mund të na ndodh i njëjti fat si i vëllait ton Nezir Mehmetaj, e di shumë mirë qe kemi përkrahje morale nga populli dhe kjo na benë edhe me të fort, por pos mbështetjes  morale presim të kemi përkrahje serioze ligjore  nga institucionet  përkatëse për qytetarin dhe vëllain tonë, e të tregojmë qe jemi shtet, po ashtu presim edhe përkrahje financiare nga shteti ynë sepse deri me sot janë shpenzuar shumë para për të cilat i kemi bërë publike edhe në prononcimet e mëhershme.

Jemi te befasuar se si një njeri i pafajshëm është duke qëndruar me muaj  në paraburgim si pasoj e  politikes ndërshtetërore mes Kosovës e Serbisë, me këto lojëra të dëmshme nga ana e pushtetit serb po shkelet e drejta e lëvizjes së lirë, nxitja e  urrejtjes ,në mes të popujve, nuk guxon të lejohet që një  qytetar si në këtë  rast vëllai jonë dhe komplet familja të bie viktimë e politikave të dëmshme e ku pasojat nuk do i vuajnë vetëm shqiptarët por edhe serbet.

Kërkojmë nga ju qe të merreni seriozisht me këtë situatë, sepse situata është shumë serioze.