Familjarët

Vëllai i Mirjeta Zekës e zhdukur tash e pesë vjet: Dyshojmë se ish-bashkëshorti e ka mbytur

Mirjeta Zeka-Shabani është e zhdukur tashmë pesë vjet, ajo dyshohet se është zhdukur nga 31 marsi i vitit 2019. Familjarët e saj kanë thënë se do të kthehej për Gjermani në po atë ditë kur dyshohet se është zhdukur, pasi ishte duke qëndruar për disa ditë në Kosovë.

Rreth këtij rasti ka folur vëllai i Mirjetës, Besnik Zeka.

Ai ka thënë se kanë pakënaqësi me punën e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, dhe se dyshon që motra e tij është vdekur dhe e vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

“Bashkëshorti i saj ka thënë se ajo është larguar e zhdukur, vajzat vijnë të nesërmen në mëngjes, ato thonë se nuk janë takuar me Mirjetën. Nuk kemi asnjë kontakt me të (ish-bashkëshortin) nuk e dimë se ku është, asnjëherë nuk është paraqitur për gjatë këtyre viteve, por as me vajzat nuk kemi kontakt”.

“Asnjëherë nuk ka pasë urdhër paraqitje ndaj tij, vetëm dy muajt e parë ia kanë marrë pasaportën por më pas ia kanë dhënë, kur kam pyetur se pse kanë thënë se po e kërkojnë fëmijët, ai endet si person i lirë, nuk kam asnjë kontakt me të”, ka thënë Zeka.

“Ne çka mundemi me thënë është se e njohim motrën tonë, ky e ka mbytur e ka zhdukur dhe nuk po e dimë ku është. Dëshirojmë ta dimë ku është kufoma se për të gjallë e dimë nuk është”.

“Prokuroria vetëm po e sillë rastin për katër vjet, unë vij nga Franca, kam qenë edhe në Gjermani e kam lajmëruar rastin më kanë thënë se prokuroria këtu e ka punën në dorë”, ka thënë Zeka. /Klankosova

BONUS VIDEO| Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që s’e di ku je