Vëllai i Ivanoviqit: Lista Serbe bëri video kundër tij disa ditë para vrasjes

Miroslav Ivanoviq, vëllai i liderit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se pak ditë para atentatit ndaj Oliverit është emetuar video promovuese televizive kundër tij e përgatitur nga Lista Serbe, shkruan “Danas”.

Pas videos negative që u emetua para zgjedhjeve në Kosovë në 2017 “nuk bëhet fjalë me emër e mbiemër por me grup interesi. Unë do doja publikisht të kumtohet kush e përgatiti videon, unë e di por dua vetë ta thonë…Lista Serbe. Ata e kanë bërë, nuk guxoj të jem kategorik, por do them një detaj dhe nëse jam gabim më përmirësoni” u shpreh ai.

Në shfaqjen e videos në fillim “nën këndin 45 shkallë ishte shkruar LS, më pas ajo u zhduk nga rrjetet sociale për arsye të njohura”, por ishte e qartë se “ishte vizatim i cakut për Oliverin”.

“Organet përgjegjëse duhet të bëjnë shumë më tepër në mbledhjen e fakteve për ta zbardhur rastin, këtë duhet të bëjë prokuroria”, shtoi ai, duke thënë se nuk e di pse mbahet sekret emri i prokurorit.

Ivanoviq përmendi kamerat e shumta që mund të kishin xhiruar atë ditë dhe se vrasja ka ndodhur mes dy rrugëve dhe në prani të dëshmitarëve.

Kohë pas kohe, tha Miroslav Ivanoviq, dalin informata rreth vrasjes, por pastaj “ka tjera që nuk përmendet dhe koha punon për ata që kryen vrasjen”.

Ndërsa gazetari zerb, Milan Radonjiq vlerësoi se hetimi rreth këtij rasti “nuk është bërë si duhet që nga fillimi” dhe se kanë munguar masat që ndërmerren në raste të tilla për hetime të të gjitha hyrje daljeve dhe automjeteve.

“Kaluan shumë muaj deri në ngritjen e aktakuzës, pse nuk publikohen rezultatet e obduksionit që janë parametra themelor të hetimit që përbën skandal?”, pyet ai.

Ai kujton intervistën e tij me Oliverin dy muaj para vrasjes ku ai thotë se “kundërshtari i tij nuk është Qeveria e Serbisë por strukturat kriminale” dhe e ka lutur që të përmend emrin e biznismenit në veri, Milan Radoiçiq.

Ai (Radoiçiq) ishte në qendër të opinionit pas shpalljes së fletarrestit dhe deklaratës së Ramush Haradinajt se kjo u bë për shkak “të implikimit në rastin Ivanoviq”.

“Jetojmë në kohën ku nuk guxohet përmendja e disa emrave sikur në kohën e Arkanit. Tash kemi situatën e njëjtë që njeriu që nuk ka karrierë politike drejton një parti” tha Radonjiq.

Gazetarja e rrjetit të hetimit të krimit edhe korrupsionit (KRIK) Bojana Pavloviq tha se hetimi në rastin e Ivanoviq ende ndodhet në fazën para-hetimore si edhe shume procese tjera.

“I vetmi informacion është se Radoiçiq është intervistuar nga organet në Serbi dhe këtë fakt e ka bërë të njohur Vuçiq duke konstatuar se ai “sigurisht nuk ka marr pjesë në likuidimin e Ivanoviqit”.

Ajo tha se KRIK ka informacione se Radoiçiq qysh në vitin 2011 vihet në lidhje me vepra të ndryshme penale dhe tregti me narkotikë dhe akuzat në ndërkohë “ janë zhdukur nga shqyrtimi”.