Ilnisa

Vëllai i Ilnisës futet në shtëpinë e Big Brother – banorja nuk duhet të reagojë, shpërthen në lot

‘Vëllai i Madh’ i ka sfiduar ditën e sotme (e hënë) banorët e Big Brother VIP Albania.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është futur vëllai i konkurrentes Ilnisa Agolli.

E njëjta nuk duhet të reagonte për të mos prishur sfidën që iu dha në këtë reality shou.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa i vëllai po bënte ushtrime, ajo kaloi disa herë përreth tij por nuk fliste.

Teksa po ecte përreth pishinës me Meriton Mjekiqin, banorja shpërtheu në lot.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk jam mirë”, tha ajo në një moment.

Përveç kësaj, në shtëpi ka pasur edhe disa ngacmime të tjera në kuadër të sfidës.