Vëllai i dëshmorit i ankohet Kurtit për ish-qeveritë, ia kujton frazën “ju edhe në tendera të dëshmorëve vidhni”

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

Aty, një qytetar i cili është vëllai i një prej dëshmorëve në Velani, i është drejtuar Kurtit me fjalët që kishte thënë dikur për përmendoret e dëshmorëve.

“Dy llafe i kom. Ju kam pritë qe 16 vjet. Të vetmit që e kanë kry obligimin, po i citoj fjalët tuaja, janë dëshmorë, ne ia kemi borxh ton jetën. Do varre i kanë ndreqë, do s’i kanë ndreqë. Qeveritë e deritashme na kanë premtuar e na kanë rrejtë çdo ditë, po i citoj fjalët që i ke thënë, “ju edhe në tendera të dëshmorëve vidhni, sepse jeni hajna klasik tipik”. Disa varre janë të gurit, disa janë kështu qysh janë”, ka deklaruar ai.