Vëllai i Çlirimit tregon për gjendjen shëndetësore të tij

Rrahja e dy kosovarëve në Novi Sad, ka ngjallur reagime të shumta.
Të shqetësuar lidhur me këtë situatë, padyshim që më së shumti janë familjarët e viktimave.

Në një bisedë për Indeksonline vëllai i Çlirimit, Sadriu, ka folur për gjendjen e vëllait të tij.

“Çlirimi është vëllau jonë i vogël, e kemi përjetu shumë rëndë kur kemi dëgju se është rreh nga disa serb. Lajmin e kemi marr prej rrjeteve sociale e me pas edhe portaleve. Vëllau i madh ka shku dje në Serbi në spital, po qëndron me Çlirimin, dhe Çlirimi është kfjellë pak, është më mirë”, ka treguar ai gjatë bisedës.

Sadriu ka njoftuar se me rastin në fjalë po merren edhe organet e drejtësisë në Serbi.

“Policia serbe ia kanë tregu disa fotografi të të dyshuarve, që e kanë sulmu, ai njërin nga ta e ka njoftë”, ka treguar tutje ai.

Vlen të kujtojmë faktin se për rastin në fjalë kanë reaguar edhe krerët më të lartë të shtetit, duke e dënuar këtë akt të dhunshëm.