Vëllai i Bedri Rexhepit, Vedat Rexhepi, ka folur pasi sot gjykata ka dënuar me burg të përjetshëm dy persona për vrasjen e Bedri Rexhepit.

Ai ka thënë se ka qenë vendim i duhur dhe se e kanë pritur.

“Ka qenë vendim i duhur dhe e kemi pritë. Mirë që drejtësia e dha vendimin e vet ashtu si duhet”, ka thënë ai në T7.

Ai tutje ka thënë se “megjithatë vëllai s’kthehet më”.

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina Bedri Rexhepit, janë gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës dhe janë dënuar të dy me burgim të përjetshëm.