Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka dhënë një propozim për zgjidhjen e problemit me rrymën në vend.
Sipas Mujës, ish-presidenti Hashim Thaçi do të ishte zgjidhje për këtë krizë energjetike që ka prekur edhe Kosovën.
“Pas 10 vjetësh rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë! Zgjidhja e problemit”, ka shkruar Muja teksa ka bashkangjitur edhe një forografi me ish-presidentit Thaçi.
Ndryshe, KEDS ka njoftuar se reduktimet e energjisë elektrike në vend do të rikthehen.








