Vëllai i analistit Armend Muja, që aderoi në VV, përkahës i flaktë i Hashim Thaçit e PDK-së

Liria e mendimit politik është legjitime në demokraci, dhe shumë e zakonshme në shtete me sisteme të tilla, që edhe familjarët shumë të afërt të kenë bindje të ndryshme politike. Kështu duket të jetë edhe në familjen e analistit Armend Muja, ku vëllai i tij Gazmendi ndanë bindje krejtësisht tjetër, të cilën e shpreh hapur edhe në rrjetet sociale.

Analisti Armend Muja tashmë është pozicionuar përkrah politikave të Albin Kurtit, me çrast sot edhe ka zyrtarizuar edhe aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Ballkani.info.

Ai me analizat e tij politike, kryesisht në RTV Dukagjini, mundohet t’i bind qytetarët se duhet të përkrahin Albin Kurtin dhe VV’në për ta qeverisur vendin, ndërsa partitë tjera të kalojnë për një kohë në opozitë derisa të reformohen.

Edhe nëse ka arritur të bind ndokënd, duket se të vëllai i tij Gazmendi nuk ia ka dalë.

Në një postim në rrjetin social facebook, Gazmendi i kishte uruar ditëlindjen presidentit Hashim Thaçi, duke postuar një fotografi me të, dhe duke lartësuar figurën e të parit të shtetit, të cilit ja ka numëruar të arriturat gjatë kohës kur ka qeverisur me vendin.

“Kërkuam 24h energji elektrike- sot e kemi!, Kërkuam 24h ujë pa nderprerë- sot e kemi!, Kërkuam 0,3cent minuti n’vala sot- e kemi!, Kërkuam autostradat më t’mira ne rajon- sot i kemi!, Kërkuam Aeroport ndekombëtar shembull për të mire-sot e kemi!, Kërkuam Polici profesionale- sot e kemi!, Kërkuam ushtrinë- sot e kemi!, Kërkuam paga të larta ne pergjithesi- sot i kemi!, Kërkuam pensione me te larta- sot i kemi!, Kërkuam shtetin pro Amerikan- sot e kemi!, Kërkuam shkolla-universitete- sot i kemi, etj.etj.. #UrimeDitelindjaPresidentHashimThaçi100”, ka shkruar Gazmen Muja.