Vëllai i Ahmet Krasniqi, Behxheti ka thënë se në PDK ka kaluar vetëm një anëtar i tyre, e jo e gjithë Familja Krasniqi. Madje, ka thënë se në Partinë e Kadri Veselit s’ka shkuar as Familja e Aziz Zhilivodës.
Ky reagim i tij erdhi pasi PDK njoftoi se Familja e Ahmet Krasniqi i është bashkuar vizionit të Kadri Veselit, i cili garon për Kryeministër.
Megjithëkëtë, Bexhet Krasniqi ka thënë se meqë Kosova ndodhet në krizë ekonomike e morale mund të ndodhin edhe shpifje të tilla për qëllime politike.
Reagimi i plotë i Behxhet Krasniqit
Sqarim:
Me rastin e aderimit të Aziz Faik Krasniqi-Zhilivoda në PDK.
Njoftojmë opinjonin se Azizi në këtë parti ka aderue fikalli vetëm, dhe se në këtë aderim nuk i është bashkangjitë asnjë pjestar tjetër i familjes së Aziz Zhilivodes dhe Ahmet Krasniqit.
Portalet dhe disa mjete te informimit,për këtë rast kanë plasue gënjeshtra dhe gjysëm të vërteta, vetëm sa për klikime dhe shikushmëri…!
Ne po jetojmë në një kohë krizash ekonomike dhe morale.
Prandaj nuk përjashtohen edhe raste të tilla, që nganjëherë janë befasuese dhe të papritura për opinjonin në Kosovë.
Me këtë rast, po dihet që PDK-së po i duhen bllofe të tilla, në kohë fushatash zgjedhore, me u mundue me i joshë njerëzit me lloj-lloj premtimesh me të vetmin qëllim, sa më e mashtrue elektoratin e tyre, gjëja se janë të mirë dhe të preferuar edhe nga familjet e mëdha…!
Atizi, tashmë është i moshës madhore, andaj ne nuk pretendojmë me i ba presion, as me ja ndalue aderimin në akcilin formacion politik.
Ai e din vet, pse dhe si ka perfundue në PDK.
Urojmë ta ketë shendetin dhe të jetë i vetëdijshëm për secilin hap që e qet tash e tutje, si i veshur me petkun politik.
P.S. Këtë shkrim sqarues e bëra pasi u konsulltova me rrethin e gjerë familjar…
Behxhet Krasniqi.







