Vëllai i Agim Ramadanit shef në kabinetin e ministrit të AAK-së, shef në kabinetin e ministrit të LDK-së!

Vëllai i heroit të kombit, Agim Ramadani, Jashar Ramadani është emëruar shefi i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni.

“Ndihem i përmbushur që me Ministrin e parë të Mbrojtjes, Komandantin e Koshares Rrustem Berisha u arrit synimi kryesor, formimi i Ushtrisë së shtetit të Kosovës si garancë e paqes dhe stabilitetit, jo vetem për qytetarët e saj por edhe të rajonit e më gjerë”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar se ndjehet edhe më i përmbushur që edhe në këtë mandat, i është dhënë besimi që si Shef i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, të vazhdojmë me Komandantin tjetër të Koshares, ministrin e ri Anton Quni, shkruan Ballkani.info.

“Të vazhdojmë me Komandantin tjetër të Koshares, ministrin e ri Anton Quni, të realizojmë objektivat e ngritjes së kapaciteteve ushtarake, profesionale dhe të ndërveprueshme me shtetet e bllokut Euro-Atlantik (NATO-s)”, ka thënë Jashari.

Me këtë, Ramadani ka treguar se qëndrimi në pushtet për të është primar, pa marrë parasysh a është shef i kabinetit të një ministri të AAK-së siç ishte Rrustem Berisha, apo tash ministrit të LDK-së, siç është Anton Quni. /Ballkani.info/