Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij (e mitur).
Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, rreth orës 18:40.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.







