Vëlla e motër nga Rahoveci e bëjnë për spital motrën e tyre

Policia në Rahovec ka arrestuar një person, i cili bashkë me motrën kanë rrahur motrën tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij  të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari  dërgohet në mbajtje”, thekson raporti.