Veliu tregon pse u shkarkua, flet edhe për votimet kontraverse të Osmanit e Abdixhikut

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka folur pas shkarkimit të tij nga pozita e ministrit dhe mocionit të mosbesimit të partisë së tij ndaj partnerit tjetër të koalicionit LVV.

Ai tha se mbledhja e kryesisë do mbahej më parë, por si rrodhën gjërat u mbajt mbrëmë, teksa tha se kryeministri i vendit është duke vepruar totalisht gabim, sepse është frikacak dhe tinëzar shkruan Ballkani.info

Në intervistën e dhënë në RTK, Veliu tha se votimi kontravers i kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe ministrit të infrastrukturës, Lumir Abdixhiku është krejt normal dhe kjo është zgjedhje e lirë.

Ai tha se shkarkimi i tij ka ardhur si punë inatesh nga Albin Kurti, si dhe shtoi se ka bërë më të mirën e mundshme në këtë takim./Ballkani.info/