Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu ka thënë se nuk është i njoftuar rreth vendimit të Albin Kurtit për shkarkimin e tij.

“Paska ardhur komunikata të ju ma përpara. Jo nuk jam njoftuar. Qysh e keni pa ju e kam pa edhe unë”, ka thënë Veliu

“Ende nuk jam i njoftuar me vendim e Qeverisë për shkarkimin tim. Unë nuk pajtohem me atë vendim. Nuk është kjo mënyra e zgjedhjes së problemeve. Këtu është një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit. Nuk mund të bëhet asnjë shkarkim paraprak pa miratimin e koalicionit”, thotë Veliu.

I pyetur nëse me këtë veprim të kryeministrit Kurti po luhatet koalicioni qeveritar, Veliu u shpreh se LDK’ja do ta diskutojë këtë çështje në forumet e saja.

“LDK do t’a diskutojë këtë cëshje në forum dhe do ta marrë vendimin pastaj”, thotë Veliu.