Veliu takon ish-shefin dhe shefin e ri të Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung”

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” Johannes D. Rey – për Maqedoni dhe Kosovë –  i cili ishte i shoqëruar nga shefi i ri i këtij fondacioni Norbert Beckmann- Dirkes.

Gjatë këtij takimi, Veliu e falënderoi Johannes D. Rey për mbështetjen që e ka dhënë gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri më tani. 

Poashtu, ai i njoftoi mysafirët për prioritetet që ka gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen raportet në mes të MPBAP dhe Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” të thellohen me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.