Veliu: Qytetarët të qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e koordinatorit nacional për kontrollin e armëve të lehta dhe kontrollin e eksplozivëve, tha se MPB është e interesuar që ta implementojë udhërrëfyesin në përpikëri dhe ta zbatojë planin e veprimit të Strategjisë.

“Ne mburremi me sukseset dhe profesionalizmin e Pikës së Kontaktit për Armë (FFP) në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila në mënyrë brilante kryen detyrat dhe angazhimet në fushën e shkëmbimit të informatave, në kohë reale, me institucionet kompetente, gjurmimin kombëtar dhe ndërkombëtar, prodhimin e raporteve si dhe produkteve inteligjente në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta. Pika e Kontaktit për Armë shërben edhe si një praktikë shumë e mirë në rajon”, tha ministri Veliu.

Gjithashtu, ministri Veliu u bëri apel qytetarëve të Republikës së Kosovës të qëndrojnë sa më larg armëve ilegale dhe dhunës në përgjithësi, për një Kosovë dhe një rajon më të sigurt.