Veliu: Qëndrimet e Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit nuk dallojnë shumë

Ish-kryetari i Komunës së Podujevë, Agim Veliu i i ftuar në emisionin televziv “Debat Plus” ka folur për partinë e ti por edhe për zhvillimet tjera në vend.

Ai i pyetur se a po vepron njësoj shefi i tij i partisë me kryeministrin e Kosovës, përgjigja e tij ka qenë se për një kohë të gjatë kanë vepruar njësoj.

“Është e ditur në një periudhë të gjatë kohore qëndrimet nuk kanë dallu shumë, ajo dihet nga të gjithë”, ka deklaruar Veliu.

Veliu ka shtuar se veprimi për shkarkim nga pozita e ministrit të Brendshëm ka qenë mirë i koordinuar mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

“Shkarkimi im ka qenë pretekst, sepse në atë periudhë nuk ka funksionu si duhet, nuk është marrë me axhendat që kanë qenë të rëndësishme por është marrë me çështje periferike. Ai ka qenë një veprim i mirë i koordinuar me z. Kurti, me dikë brenda LDK-së, që më vonë edhe u identifikua që kanë bashkëpunu bashkë. Ju e dini me kë hyri bashkë me zgjedhje. Unë jam i bindur 100%, këtë s’mund të ma heq askush që Vjosa Osmani u koordinua me Albin Kurtit”, ka thënë ai.