Veliu pyetet për incidentin në Podujevë: Unë me komentu budallaqe të Shpejtim Bulliqit, a?

Sot ka ndodhur një përleshje fizike mes aktivistëve të VV-së dhe LDK-së gjatë fushatës në Podujevë, ndërsa këta të parët thonë se u provokuan disa herë e më pas edhe u sulmuan nga “banditët e Agim Veliut”.

Lidhur me këtë përleshje, Sinjali ka kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të cilin kandidati i LVV-së Shpejtim Bulliqi, në një deklaratë tha se pati provokime edhe nga Veliu.

Por ky i fundit nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e Bulliqit, madje thotë se është nivel i ulët t’i komentojë “budallallëqet e Shpejtim Bulliqit”.

“Unë me komentu budallaqe të Shpejtim Bulliqit a? Është tepër nivel i ulët. Unë kam qenë në aktivitet, nuk e di a ka pasur përleshje”, tha Veliu.