Veliu-Osmanit: Vetëm me trup je LDK, ka kohë që punon kundër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu ka deklaruar se partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa nuk do të ndahet.

Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në Gjilan. Veliu ka folur edhe për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila, sipas tij, vetëm fizikisht është në LDK.

“LDK deri më tani nuk ka mundur ta ndaj askush. Nga LDK mund të ndahen vetëm individët. LDK është parti tepër e organizuar me një histori të gjatë. Është partë politike që ju ka qëndruar stuhive dhe nuk e besojë se dikush mund ta ndaj e aq më pak Vjosa Osmani,  e cila ka kohë që punon kundër LDK-së dhe është jashtë partisë me punë dhe veprime, ndërsa me trup ka qenë”, është shprehur ai